Minarja e Et’hem Beut është krisur ende pa përfunduar punimet

Minarja e Et’hem Beut është krisur ende pa përfunduar punimet

Minarja e Et’hem beut në Tiranë ka pësuar një krisje të konsiderueshme mbi bazamentin kuadrat, në pjesën ku fillon pjesa cilindrike.

Nga fotot qartazi shihet krisja e trupit të minares, për shkaqet e së cilës nuk ka një justifikim nga monitoruesit e punimeve të objektit të xhamisë.

Në kohën kur ende nuk ka një përmbledhje të saktë të punimeve restauratore të kryera te ky monument kulture, tashmë kësaj i shtohet dhe dëmtimi i minares.

Ajo që mund të shihet, është fakti se e gjitha kjo mund të jetë pasojë e punimeve që po kryhen tek zona historike ngjitur me Sahatin e Tiranës dhe xhamisë së Et'hem Beut. Ndertimi i ri pas Sahatit ka katër kate nën tokë dhe për to po punohet me mjete të rënda që besohet se kanë shkaktuar lëkundje të forta tokësore, për pasojë edhe dëmtimin e minares së xhamisë.

Terreni ku po ngrihet një kullë shumëkatëshe është pjesë e zonës historike të Tiranës. Pas prishjes së Teatrit Kombëtar dhe hedhjes së themeleve për kullën e radhës, kjo zonë është tashmë drejt tjetërsimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy