
Presidenti Ilir Meta po zhvillon një takim me ambasadorin Luigi Soreca dhe me ambasadorët e tjerë të Bashkimit Evropian.
Takimi po zhvillohet në presidencë me kërkesë të Ilir Metës. Në takim janë ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, ambasadorja e Francës Christina Vasak dhe ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci.
Në fokus mësohet të jenë zhvillimet më të fundit politike në vend, Kodi Zgjedhor, ku bëhet fjalë për hapjen e listave dhe koalicionet zgjedhore, çështje e cila ka krijuar përplasje mes palëve.
Ndërkohë maxhoranca ka vendosur një afat për arritjen e konsensusit për Kodin Zgjedhor, ku data e fundit është 30 shtatori.



