Izrael/ Kabineti i Sigurisë miraton marrëveshjen e armpushimit në Gaza

Izrael/ Kabineti i Sigurisë miraton marrëveshjen e armpushimit në Gaza

Kabineti i sigurisë së Izraelit miratoi të premten armëpushimin në Gaza dhe marrëveshjen për lirimin e pengjeve. Kabineti më i gjerë do të mblidhet tanimë për votimin e marrëveshjes. 

Më herët, zyra e kryeministrit izraelit konfirmoi se është arritur një marrëveshje me Hamasin për lirimin e pengjeve të mbajtur në Gaza. Marrëveshja, që zyrtarët amerikanë presin të hyjë në fuqi të dielën, parashikon një pauzë në luftimet në Gaza dhe do të çojë në lirimin me faza të pengjeve dhe të burgosurve palestinezë.

Agjencitë ndërkombëtare të ndihmës e mirëpritën marrëveshjen. Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë bëri thirrje për "qasje të shpejtë, të papenguar dhe të pandërprerë humanitare" në Rrip për të lehtësuar vuajtjet e shkaktuara nga lufta.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy