Përdoruesit e Instagram në të gjithë botën kanë raportuar probleme me aksesin në profilet e tyre. Rrjeti social në pronësi të Meta-s thotë se është duke e "shqyrtuar" problemin, i cili ka bërë që disa njerëzve t'u thuhet se janë pezulluar nga platforma.
DownDetector, i cili monitoron ndërprerjet e faqeve thotë se ka zbuluar se mijëra përdorues janë prekur. Disave u është shfaqur një mesazh ku thuhet se llogaria e tyre është mbyllur për 30 ditë.
Një postim në Twitter nga llogaria zyrtare e "Instagram Communications" thoshte: "Ne jemi të vetëdijshëm se disa prej jush kanë probleme me qasjen në llogarinë tuaj në Instagram. Ne po e shqyrtojmë atë dhe kërkojmë falje për shqetësimin."
Kompania nuk ka ofruar ende detaje të mëtejshme se çfarë e ka shkaktuar këtë çështje të pazakontë.
Disa përdorues ende në gjendje të hyjnë në platformë kanë raportuar se kanë parë rënie të mëdha në numrin e ndjekësve të tyre pasi llogaritë e pezulluara të goditura nga problemi zhduken nga faqja.
Javën e kaluar, platforma tjetër e mesazheve Meta WhatsApp pësoi një ndërprerje, e cila e la jashtë linje për rreth dy orë.



