Aksident në Elbasan, vdes një fëmijë 8 vjeç, 6 të plagosur

Aksident në Elbasan, vdes një fëmijë 8 vjeç, 6 të plagosur

Nje aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë. Paraprakisht mësohet se viktimë e aksidentit është një fëmijë 8 vjeç, ndërsa 6 persona të tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ardhur si pasojë e përplasjes së dy makinave, njëra prej të cilave me targa maqedonase. Elbasan/Informacion paraprak Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh, shtetasja T. B., duke drejtuar automjetin tip "Golf", është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. H., banues në Kavajë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një shtetase e mitur 8 vjeçe, pasagjere në automjetin me drejtuese shtetasen T. B. Gjithashtu, janë dëmtuar shtetasja T. B. dhe vajza e saj 11 vjeçe, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, edhe shtetasi A. H. dhe 2 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy