Hyn në fuqi skema e re e BE për eksportin e pajisjeve mbrojtëse personale/ Shqipëria nuk ka nevojë për autorizim

Hyn në fuqi skema e re e BE për eksportin e pajisjeve mbrojtëse personale/ Shqipëria nuk ka nevojë për autorizim

Genoveva Ruiz Calavera, drejtore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, deklaroi sot se hyri në fuqi skema e autorizimit të BE-së për eksport pa autorizim të një liste të reduktuar të pajisjeve mbrojtëse personale në luftë kundër pandemisë.

“Sot, hyn në fuqi një skemë e re e autorizimit në Bashkimin Evropian për një listë të reduktuar të pajisjeve mbrojtëse personale”, u shpreh Calavera.

“Lajme të mira!!! Ballkani Perëndimor, Shqipëria, Bosnjë& Hercegovina, Kosova, Mali i Zi,  Maqedonia dhe Serbia janë të përjashtuar nga aplikimi!”, theksoi ajo.

Komisioni Europian ka propozuar të përjashtojë Ballkanin Perëndimor nga kërkesa për autorizim eksporti për pajisje personale mbrojtëse gjatë pandemisë koronavirus, vendim i cili hyri në fuqi sot.

Skema e re propozoi disa ndryshime në lidhje me shtrirjen e saj gjeografike. Përveç përjashtimeve ekzistuese të mëparshme, ai përjashton nga kërkesa për autorizim eksportet në vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilët janë angazhuar në një proces të integrimit me Bashkimin Europian, si dhe Gjibraltarin dhe territoret e shteteve anëtare të përjashtuara nga bashkimi doganor i BE-së.

Skema e autorizimit të eksportit është pjesë e masave të marra nga BE për të adresuar krizën epidemiologjike të shkaktuar nga sëmundja e koronavirusit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy