Parashikimi i Komisionit Europian: Ekonomia italiane do të hyjë në recesion të thellë (VIDEO)

Parashikimi i Komisionit Europian: Ekonomia italiane do të hyjë në recesion të thellë (VIDEO)

Parashikimet e Komisionit Europian flasin për një impakt të fortë të koronavirusit në të gjitha ekonomitë e Unionit. Sipas projeksioneve, përgjatë vitit 2020, rritja e Eurozonës do të bjerë me 7.7%, ndërsa ajo e Bashkimit Europian në tërësi do të ulet me 7.4%.

Komisioneri europian për Ekonominë, Paolo Gentiloni, e ka cilësuar këtë një moment të paprecedentë në kontinentin e vjetër. “Europa po përjeton një shok të paprecedentë që nga koha e depresionit të madh”, është shprehur ai.

Rënia e PBB-së së Italisë vlerësohet që për këtë vit të jetë 9.5%, e Francës 8.2%, e Gjermanisë 6.5%. "Vlerësimet e rritjes së BE-së dhe Eurozonës janë rishikuar me një ulje prej 9 pikë përqindje në krahasim me Parashikimin e Vjeshtës të vitit të kaluar". Borxhi publik po rritet në të gjitha vendet. Në Itali, borxhi publik parashikohet të rritet në 158.9% të PBB-së, ai i Francës në 116.5%  dhe i Gjermanisë në 75.6%. Parashikohet që ekonomia italiane të hyjë në një "recesion të thellë".

Në vitin 2021, të gjitha vendet europiane do ta rimarrin veten: PBB-ja e Eurozonës parashikohet të jetë + 6.3%, BE + 6.1%, Italia + 6.5%, Franca + 7.4%, Gjermania +5.9 %.

Ajo që bie në sy në Europë është fakti se pandemia ka gjeneruar një shok simetrik, i cili ka goditur të gjitha vendet anëtare. Rimëkëmbja që pritet të vitin 2021, sipas vlerësimeve të komisionit do të jetë e ndryshme nga vendi në vend, sepse "progresi i çdo shteti anëtar do të varet jo vetëm nga evolucioni i pandemisë, por edhe nga struktura e ekonomive të tyre përkatëse dhe aftësia për t'u përgjigjur me politika stabilizuese". Komisioni gjithashtu kujton "ndërvarësinë midis ekonomive evropiane", çka e bën rimëkëmbjen e secilit vend të ndikojë në atë të të tjerëve. Për këtë arsye, "rimëkëmbja kolektive do të varet nga përgjigje të forta të koordinuara në BE dhe në nivel kombëtar", është shprehur nënkryetari ekzekutiv i Komisionit, Valdis Dombrovskis.

Komisioneri për Ekonominë, Paolo Gentiloni, nënvizoi se "këto dallime janë kërcënim për tregun e vetëm dhe për Eurozonën, e cila mund të zbutet përmes një veprimi vendimtar të përbashkët evropian". Parashikimet tregojnë se deri në fund të vitit 2021 vetëm aktiviteti ekonomik në Gjermani, Austri, Kroaci, Sllovaki dhe Poloni do të jenë rikthyer në nivelet para koronavirusit. Por niveli i prodhimit të Italisë, Spanjës dhe Holandës do të mbetet, sipas vlerësimeve, nën 2% në krahasim me fundin e vitit 2019.

"Ndër vendet më të mëdha - shpjegoi Gentiloni - Italia u godit e para dhe me më shumë forcë. Me lehtësimin e masave, ekonomia do të fillojë të rimëkëmbet nga gjysma e dytë e vitit 2020. Sidoqoftë, rimëkëmbja në Itali pritet të zgjasë më shumë sesa në vendet e tjera".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy