Një minator është plagosur ditën e djeshme në Bulqizë. Bëhet me dije se 60-vjeçari me iniciale Sh. C i punësuar në një subjekt minerar në Bulqizë është paraqitur mbrëmjen e djeshme në spitalin e Peshkopisë, por është transportuar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës.
Njoftimi: Rreth orës 19:30, të mbrëmjes së djeshme, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, në spitalin e Peshkopisë, shtetasi Sh. C., 60 vjeç, me profesion minator, i punësuar në një subjekt minerar, në Bulqizë. 60-vjeçari është transportuar për ndihmë më të specializuar, në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet e thelluara, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.



