Çela: Kodi Penal s’mund të mund të ndërtohet për një kohë të shkurtër. Prokuroria e Përgjithshme nuk ka marrë pjesë në hartimin e tij

Çela: Kodi Penal s’mund të mund të ndërtohet për një kohë të shkurtër. Prokuroria e Përgjithshme nuk ka marrë pjesë në hartimin e tij

Kryeoprokurori Olsian Çela teksa ka prezantuar punën e një viti të institucionit që ai drejton është pyetur nga Tartar Baze, anëtar i KLP-së se çfarë roli ka pasur PP në hartimin e Kodit të ri Penal.

Në përgjigjen e tij Çela ka bërë me dije se Prokuroria e Përgjithshme nuk është përfshirë në hartimin e Kodit Penal duke shtuar se është një proces që duhet të merret seriozisht.

Prokuroria e Përgjitshme nuk është përfshirë në hartimin e Kodit. Ne na është kërkuar opinion në fazën e dytë të hartimit të Kodit, opinion që i është kërkuar edhe prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm.

Hartimi i Kodit Penal dhe atij Civil janë procese që duhen marrë shumë seriozisht, që në momentin që konceptohen. Së pari, duhet shtruar çështja, pse lindi nevoja për një Kod të ri Penal dhe kodi në fuqi, a i përgjigjet fenomeneve kriminale? Bindja ime është, që kodi penal, i ndryshuar disa herë, i përgjigjet situatës aktuale. Atëherë, pse duhet një kod i ri, cila është fryma, filozofia?

Në mungesë të një analize të nevojës së një kodi të ri penal, unë e kam të vështirë të jap një përgjigje mbi vlerën e projektit të një Kodi të ri Penal.

Askund nuk kemi në diskutim që na mungon legjislacioni.

Unë nuk mendoj që një Kod Penal mund të hartohet në një kohë kaq të shkurtër. Unë nuk di se cili nga vendet që ne aspirojmë t'i ngjajnë harton një kod kaq shpejt. Mendoj se duhen trajtuar me shumë përgjegjësi.

Pse nuk bën kodi që kemi dhe cila është filozofia e kodit të ri?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy