Ja pse aeroporti Lukla konsiderohet më i rrezikshmi në botë (VIDEO)

Ja pse aeroporti Lukla konsiderohet më i rrezikshmi në botë (VIDEO)

Kjo janë pamjet e pabesueshme që tregojnë aeroplanët që ulen dhe ngrihen në një nga pistat e avionëve më të rrezikshme në botë.

Aeroporti Lukla në Nepal konsiderohet një nga aeroportet më të rrezikshëm për shkak të pistës së vogël, vetëm 20 metra të gjerë dhe 460 metra të gjatë, më pak se një e dhjeta e standardit (5,500 metra) në aeroportet ndërkombëtare.

Video e parë, e filmuar nga pjesa e poshtme e një avioni Dornier 228, tregon uljen “e frikshme” në Himalaje, ndërkohë që klipi i dytë tregon një ngritje po ashtu drithëruese të avionit.

Pamjet dramatike tregon pikërisht pse Aeroporti Lukla është më i njohuri për faktin si një nga më të rrezikshmit në botë.

Për t’u ngritur dhe për t’u ulur në aeroport, i cili ndodhet rreth 3048 metra mbi nivelin e detit, pilotët duhet t’i nënshtrohen një trajnimi të veçantë dhe rigoroz. Që në vitet 1970, në aeroportin Lukla janë regjistruar shumë aksidente, tanimë në shifra të dyfishuara.

Aksidenti më i rëndë deri më sot ishte rrëzimi i një avioni në tetor të 2008, ku gjatë rrëzimit ai u përfshi nga flakët duke vrarë 18 pasagjerë dhe ekuipazhin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy