Nazarko: Fushata elektorale solli risi me partitë e reja dhe ndërkombëtarizimin e saj

Nazarko: Fushata elektorale solli risi me partitë e reja dhe ndërkombëtarizimin e saj

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit"  në MCN TV, vlerësoi se fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit 2025 ka sjellë dy risi të rëndësishme: përfshirjen në rritje të partive të reja dhe ndërkombëtarizimin e vetë fushatës.

Drupal Ad

Sipas Nazarkos, edhe pse skena politike dominohet ende nga dy figurat që kanë ndikuar jetën publike prej dekadash, pjesëmarrja e partive të reja është një shenjë inkurajuese për gjallërinë e demokracisë në vend.

Partitë e reja po rriten në mbështetje, po paraqesin oferta programore ndryshe dhe fytyra të reja, që në disa raste sfidojnë retorikën dhe monotoninë e partive tradicionale.

Gjithashtu se një tjetër element i dallueshëm në këtë fushatë është ndërkombëtarizimi i saj.

Përfshirja e konsulentëve të huaj dhe mbështetja e hapur nga faktorë ndërkombëtarë po e bëjnë këtë fushatë më të lidhur me dinamikat globale.

Kemi parë përfshirjen e ekspertëve ndërkombëtarë në fushatat e partive kryesore, si në rastin e PD-së, dhe nga ana tjetër, përdorimin e sloganeve dhe mesazheve që lidhen drejtpërdrejt me BE-në nga PS-ja, duke përfituar nga një lloj mbështetjeje të hapur institucionale apo simbolike.

Këto elemente e bëjnë fushatën e sivjetme më dinamike, por edhe më të ekspozuar ndaj ndikimeve të jashtme dhe të reja në retorikën politike shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy