Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Alert, Granit Sokolaj, deklaroi në “Mcn Economy” se çmimet në Shqipëri janë më të larta se vitet e kaluara. Ai u shpreh se qytetarët janë në vështirësi pasi jemi populli më i varfër në Evropë që konsumon më shumë bukë në raport me numrin e popullsisë.
Rritja e çmimit të energjisë ka ndikuar te produktet e shportës. Edhe për shkak të kulturës njerëzit janë të prirur të shkojnë te produktet e stinës. Janë më të larta në çmime se sa vitet e kaluara. Së pari për shkak të pandemisë, energjia, çmimet e karburanteve, transporti, kanë ndikuar që çmimet të vijnë me rritje të ndjeshme. Jemi populli më i varfër në Evropë, që konsumojmë më shumë bukë në raport me numrin e popullsisë. Kjo ka bërë që qytetarët të ndihen në vështirësi. Çdo rritje me 5 apo 10 lekë e ka bërë jetën e tyre më të vështirë. Fatkeqësisht produktet e mira eksportohet. Një çmim 80 lekë luleshtrydhet nuk është shtrenjtë, por nuk e di konsumatori se sa pestidicide, insekticide kanë ato luleshtrydhe. Akoma ka produkte të ndaluara për t’u tregtuar në Shqipëri, që gjenden. Strukturat duhet ta kontrollojë. Mund të kishte një etiketë, një bar kod. Zonat rurale janë të prirura drejt mishit dhe bulmetit masiv, apo drejt snaks”
Sokolaj e konsideroi pjesën e bordeve si vjedhje me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Pjesa e bordeve është vjedhje me VKM. Në lidhje me çmimet e karburanteve ka dy grupe interesi, shteti dhe oligarkët. Nuk është asnjë institucion i pavarur financiar. Ai vendos çmimin e gazit të lëngshëm 90 lekë, ndërkohë që në shumicë e gjen 82 lekë. Para tre viteve me 5 mijë lekë të reja mund të çojë shumë më shumë në shtëpi. Shumica e familjeve shqiptare nuk i marrin 80 mijë lekë në muaj. Ne shohim Tiranën, por nuk e imagjinojmë çfarë varfërie ka periferia, qytetet e tjera”.



