Xhixho: Për shumicën e shqiptarëve bregdeti sivjet është mollë e ndaluar për shkak të çmimit të naftës

Xhixho: Për shumicën e shqiptarëve bregdeti sivjet është mollë e ndaluar për shkak të çmimit të naftës

Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho ka shkruar në rrjetin social Facebook se shqiptarëve nuk u del të bëjnë pushime në këtë sezon, madje as një javë të vetme.

Xhixho shkruan në statusin e saj se për shumicën e shqiptarëve, pushimet këtë vit janë luks për shkak të barrës së rëndë të çmimeve, që sa vijnë e rriten me bekimin e  Bord i Transparencës, që në fakt është bordi i zhvatjes.

Shqiptarëve nuk u del të bëjnë pushime në këtë sezon, madje as një javë të vetme!  Barometri i Ballkanit për vitin 2022 tregoi se 60% e shqiptarëve të anketuar kanë pohuar se nuk mund të përballojnë shpenzimet për një javë pushime në vit. 

Kjo ishte përqindja më e lartë në rajon. Për shumicën e shqiptarëve, pushimet këtë vit janë luks për shkak të barrës së rëndë të çmimeve, që sa vijnë e rriten me bekimin e  Bord i Transparencës, që në fakt është bordi i zhvatjes.

Për shumicën e shqiptarëve, bregdeti është sivjet mollë e ndaluar për shkak të çmimit të naftës që pëson rritje progresive, ndërsa qeveria injoron propozimet për lehtësimin e taksës së qarkullimit dhe asaj të karbonit. 

Qytetarët shqiptarë maten mirë edhe kur llogarisin kostot e jetesës, pasi 50% e të ardhurave të tyre shkojnë për ushqim, ndërsa paralelisht përmes taksave paguajnë për inceneratorët fantazmë dhe PPP-të që qeveria u jep klientëve të vet. 

Ndërkohë, rritja e çmimeve e pasuroi qeverinë me 342 milionë euro vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti. Laku i çmimeve të ngritura në qiell dhe haraçi i inceneratorëve janë e vërteta e kësaj qeverisjeje, që mban nën thundrën e varfërisë qytetarët !

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy