Biden: 200 mijë amerikanë mund të vdesin para se vaksina të jetë e disponueshme

Biden: 200 mijë amerikanë mund të vdesin para se vaksina të jetë e disponueshme

Presidenti i zgjedhur Joe Biden paralajmëroi të hënën për një "dimër shumë të errët", duke thënë se 200 000 amerikanë mund të vdesin nga COVID-19 përpara se një vaksinë e sigurt dhe efektive të jetë gjerësisht e disponueshme në Shtetet e Bashkuara.

Biden dha disa detaje të asaj sesi do ta drejtojë vendin përmes krizës shëndetësore, duke përshkruar kornizën e strategjisë së tij kundër pandemisë pasi u informua nga bordi i tij.

Duke pranuar lajmin pozitiv se një vaksinë nga Pfizer mund të jetë 90% efektive në parandalimin e virusit, Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë një vaksinë për disa muaj.

Ndërkohë, ai përballet me detyrën e jashtëzakonshme të vënies së virusit nën kontroll. Shtetet e Bashkuara i tejkaluan 10 milionë rastet totale të COVID-19 të hënën dhe shkalla e infeksionit, shtrimet në spital dhe vdekjet në vend po rriten.

Biden u bëri thirrje njerëzve të mbajnë maska dhe t'u përmbaheshin udhëzimeve të distancimit social duke shtuar se "ne mund të shpëtojmë dhjetëra mijëra jetë nëse të gjithë thjesht do të vishnin një maskë për muajt e ardhshëm".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy