Ushtria izraelite vazhdon të thellojë operacionet në Khan Yunis, bastioni i Hamasit në jug të Rripit, jo shumë larg Rafahut.
Situatën e bëri me dije zëdhënësi ushtarak, duke shtuar se rreth 20 militantë të Hamasit u vranë në luftimet në Khan Yunis ashtu edhe në vende të tjera në pjesën qendrore të Rripit.
“Ushtarët po vazhdojnë të zbulojnë depo armësh dhe hyrje në tunele terroriste", tha zëdhënësi ushtarak.



