Kush është kreu i ri i SHISH? Një biografi e shkurtër e Helidon Bendos

Kush është kreu i ri i SHISH? Një biografi e shkurtër e Helidon Bendos

Helidon Bendo është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit, pas dorëheqjes së Visho Ajazi Likës. Konfirmimi vjen nga vetë kryeministria përmes një njoftimi zyrtar.

Emri i Bendos u propozua nga ana e Ramës, ndërsa u miratua nga Presidenti Ilir Meta pas një takimi 30 minutësh në presidencë.

Helidon Bendo ishte emëruar si Zëvendësdrejtor i SHISH në 22 Prill të vitit 2016.

Përpara kësaj detyre, prej 7 vitesh ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror (AQ) të SHISH.

Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH, ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.

Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Toën në SHBA.

Gjithashtu, Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit.

Ai flet gjuhët anglisht e greqisht. Z.Bendo i pëlqen të lexojë, peshkojë, udhëtoje dhe të kalojë kohë me familjen e tij.

Në formularin e vetëdeklarimit rezulton se Bendo ka emigruar disa herë në Greqi në vitet 1991-1993 mes periudhave të verës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy