I ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin Bilardo në MCN TV, gazetari Mustafa Nano tregoi arsyet e tij pse ai nuk mund të jetë mik me kryem inistrin Edi Rama.
Ai tha se Rama ka shumë vese dhe shumë gjëra që nukn do donte ti kishte.
Nuk mund të isha mik me Ramën sepse Rama është njeri me vese shumë, vese kam dhe unë shumë, por ai ka shumë gjëra që unë nuk do doja që ai ti kishte. Unë jam njeri stabël, shumë i qetë dhe balancuar, ndërsa Rama më duket shumë i brishtë. Rama është aventurier në politikë, në fusha të tjera se di. Me Ramën s’mund të jesh mik se Rama nuk ka miq. Nuk kam respekt për asnjë politikan shqiptar, ndoshta do veçoja pak Ismail Qemalin, por dhe për atë nëse do më lije kohë të merresha gjatë do e gjeja diçka për çfarë të flisja dhe për të.



