Ismail Kadare nderohet në Itali me çmimin "Nonino", një "paradhomë" e Nobelit

Ismail Kadare nderohet në Itali me çmimin "Nonino", një "paradhomë" e Nobelit

Shkrimtari i madh, Ismail Kadare, është nderuar në këtë fillim viti me një çmim në Itali. Kadaresë i është akorduar Çmimi Ndërkombëtar Nonino, me motivacionin: “Poet i dashuruar dhe kritik i popullit të tij, mes realitetit historik dhe legjendave që evokojnë madhështinë dhe tragjeditë e së shkuarës balkanike dhe otomane, Kadare ka krijuar rrëfime madhështore”.

Çmimi i këtij viti është i 43-ti i dhënë nga juria prestigjioze e kryesuar nga V. S. Naipaul (fitues i Nobelit të Letërsisë në vitin 2001).

Krahas Kadaresë, juria ka vlerësuar me çmim edhe filozofin venecian Giorgio Agamben.

Së fundmi, shtëpia botuese “La nave di Teseo” ka blerë të drejtat e përkthimit në italisht të librit më të fundit të Kadaresë, por edhe të veprës së plotë. Në fund të këtij muaji, atje pritet të dalë libri “Provokimi”. 

Çmimi Nonino

Lindi në vitin 1975 si iniciativë e familjes me të njëjtin emër, të cilët njihen në zonën e Udines si distilues të vjetër. Në hapat e parë, ky çmim kishte për qëllim të shpëtonte vreshtat autoktone që po shkonin drejt zhdukjes dhe u jepej atyre që kishin rol në ruajtjen e tyre.

Por në vitin 1977, familja Nonino vendosi ta zgjerojë çmimin duke e futur atë edhe në fushën e kulturës, me synim vlerësimin e figurave që ishin dalluar në përshkrimin dhe glorifikimin e kulturës rurale.

Në vitin 1984, seksioni i letërsisë ndryshoi strukturën, duke shtuar nënseksionin ndërkombëtar, një çmim që i jepet një autori të huaj, veprat e të cilit janë botuar edhe në Itali. Për vitin 2018, ky çmim u fitua nga Kadare.

Ndërsa në vitin 1994 u nda për herë të parë çmimi “Mjeshtër i kohës tonë”, i cili për sivjet iu dha filozofit venecian Giorgio Agamben.

Çmimi Nonino në Itali ka shpallur në pesë raste fitues figura që më pas janë bërë fitues edhe të Nobelit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy