Mjekësia shkel në terrene të reja. Shkencëtarët amerikanë kanë bërë të ditur se për herë të parë kanë provuar të ndërhyjnë në kodin gjenetik të një njeriu. Modifikimi i gjeneve ka për qëllim kurimin e një sëmundjeje.
Eksperimenti është kryer të hënën në Oakland (Kaliforna) te pacienti Brian Madeux, një 44-vjeçar i prekur nga një sëmundje e rrallë metabolike. Rezultatet e këtij eksperimenti do të merren vesh vetëm pas 3 muajsh. Nëse teknika rezulton e suksesshme, atëherë do të përdoret për trajtimin e një sërë sëmundjesh, përfshirë edhe hemofilinë.



