Pas më shumë se 10 ditë fushatë sensibilizuese për masat e reja administrative dhe pasojat e mosvendosjes së rripit të sigurimit, më datë 10 shtator do të nis aplikimi i gjobave të reja për shkelësit.
Drejtori i Qarkullimit Rrugorë Ardi Veliu thotë se gjobat do të varjojnë nga 5-15 mijë lekë ndërsa nëse ka fëmijë deri në 4 vjeç pa sediljen fiksuese do hiqet leja e drejtimit deri në 6 muaj.



