Reshjet e shiut në vend, ARRSH tregon akset rrugore me probleme

Reshjet e shiut në vend, ARRSH tregon akset rrugore me probleme

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar foto nga zonat që kanë pësuar dëme nga reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin përgjatë orëve të fundit.

Sipas njoftimit të ARRSH në akset e rrethit Tropojë si dhe segmenti Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Librazhd ka pasur rënie gurësh dhe inertesh. Ajo u bën apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit duke zbatuar sinjalistikën dhe reduktuar shpejtësinë.

“Vazhdojnë reshjet e shiut në vend duke sjellë edhe rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në akset e rrethit Tropojë, në segmentin Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Librazhd.

Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë dhe janë në terren, gati për çdo situatë  Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”, thuhet në njoftim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy