Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dyshime se një godinë 5-katëshe në Vlorë, resort turistik, është ndërtuar me para krimi dhe për këtë arsye ka kërkuar sekuestro të saj.
Godina është në pronësi të babait të Isuf Kokajt, i vrarë një vit më parë në Vlorë në një atentat me minë të telekomanduar.



