PS çel fushatën elektorale, Rama: Kundërshtarët tanë kanë frikë nga gjykimi i popullit në zgjedhje(VIDEO)

PS çel fushatën elektorale, Rama: Kundërshtarët tanë kanë frikë nga gjykimi i popullit në zgjedhje(VIDEO)

Partia Socialiste hapi sot  zyrtarisht fushatën për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë çeljes së fushatës elektorale të PS-së ka deklaruar se zgjedhjet janë jo demokratike vetëm në rast se opozita pengohet të marrë pjesë në zgjedhje.

Sot nisi një maratonë 30 ditore për një beteje politike, asnjëherë mes të shkuarës dhe të ardhmes.

Mes nesh që duan ta çojmë vendin përpara me ide dhe pune, dhe ata që duan ta kthejnë vendin mbrapa me sherr dhe baltë në çdo ballafaqim.

Edhe këto zgjedhje që janë braktisur nga kundërshtarët tonë politik janë detyrim ndaj fëmijëve tanë.

Kundërshtarët tanë kanë frikë nga gjykimi i popullit në zgjedhje.

Kanë frikë nga ballafaqimi demokratik, prandaj imponohen rrugëve se do na imponojnë një përplasje jo demokratike.

Zgjedhjet janë të çdo kujt prej jush, dhe kushdo që i çon nëpër mend se do ju pengojë të votoni, të mendohet mirë nëse do ti bjerë gurit themelor të sistemit demokratik.

Ata që vendosën të dalin nga binarët e sistemit, nuk mund të vendosin asgjë më shumë se për veten e tyre,. Zgjedhjet pa opozitën kryesore, janë antidemokratike vetëm nëse ajo pengohet të hyjnë zgjedhje, jo kur ajo nuk do të hyjë në zgjedhje.

Imagjinoni çfarë çorapi do të behej nesër nëse do të vendosej të shtyheshin zgjedhjet dhe çfarë kuptimi do kishte vota e popullit nëse sot do të fitonte politika e pengmarrës se atyre që dalin në rrugë për të imponuar një qeveri sipas tekave të tyre për zgjedhjet e parakohshme. Ku është parë kjo? Kjo nuk është parë askund dhe s’ka shans të shikohet këtu”, tha Rama.

Ata kanë një problem, janë pak. Ne kemi avantazh, jemi shumë. Ata janë dembelë dhe të paaftë. Ne jemi punëtore dhe të përkushtuar në këtë drejtim. Ata janë frikacakë dhe janë të alarmuar nga reforma në drejtësi. Ne jemi guximtarë dhe jemi të vendosur ta bëjmë këtë vend. Ata janë në panik dhe prandaj i drejtohen dhunës. Ne jemi në drejtën tonë prandaj i drejtohemi shqiptarëve.

Ata janë të verbuar nga dëshpërimi, prandaj bëjnë gjëra të dëshpëruar. Ne duhet të ecim përpara.

Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne ky vend nuk ka pare”, tha Rama në fjalën e tij. 

Kryeministri Edi Rama ka sfiduar hapur opozitën. Ai është shfaqur para qytetarëve me një bluze ngjyrë blu, ndërsa ka transformuar sloganin e opozitës 'Rama ik'.

Kryeministri ka shkruar në bluzë 'Rama ik përpara', duke injoruar thirrjet e opozitës që kërkon rrëzimin e tij.

Në fjalën e tij, Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, në fjalën e tij, tha se  në këto zgjehdje do të fitoj shteti institucional. "Ne jemi këtu të gjithë bashkë në 30 qershor kur do të fitojë shteti institucional, Shqipëria dhe e ardhmja. Ne kemi ofruar modele të suksesshme të qeverisjes vendore. Kemi qeverisur me sukses në 35 bashki, në 30 qershor do të qeverisim edhe në 25 të tjerat. Shpreh bindjen e thellë se PS-ja do të jetë në qeverisje edhe kur të marrë datën për anëtarësim. Dy fjalë për ata që thonë se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve. Nuk ka më ende ndonjë budalla që ti besojë Lulit, Saliut dhe Monikës dhe të marrë veten në qafë" tha ai.

E ndërsa sulmoi PD-në dhe LSI-në, Erion Veliaj që rikandidon për bashkinë e Tiranës u shpreh se vendi nuk do të lejohet që të kthehet në 1997, prandaj do të zhvillohen zgjedhjet.  "Kjo është Tirana jonë. Kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë, kjo është fitorja jonë e madhe, një mirëseardhje për të gjithë miqtë nga Shkodra, Kukësit, Elbasanit dhe të gjitha qarqeve të tjera. Sot është 1 Qershori, PS-ja ka menduar për gjeneratën e ardhshme dhe jo zgjedhjet e ardhshme, gjithmonë. Edhe sot po takohemi në një hapësirë që është për të rinjtë dhe fëmijët. Para katër vitesh bashkisë së Tiranës i kishte ngecur ora, tani i ka ardhur ora, por SHQUP-it i ka mbetur ora. Ne nuk mund tu themi fëmijë se Shqipëria nuk do të ketë zgjedhje dhe do të bllokohet, se një grup fëmijësh të parritur nuk janë gati për betejë. Prandaj në 30 Qershor duhet të fitojë Shqipëria dhe fëmijët kudo që janë. Shqipëria ka bërë progres, ama në 30 qershor e kemi vetë në dorë që ti japim fund tranzicionit dhe të jemi vendi dinjitoz. Gjatë këtyre viteve jemi mundur që ku ka pasur një mundësi dhe nevojë. Me Edi Ramën dhe të gjithë bashkitë atë që kemi bërë në Tiranë do të bëjmë në të gjithë Shqipërinë. Sot me ne nuk janë vetëm socialistët, pasi besojnë se vetëm PS-ja mund ta qeverisë cdo bashki me dinjitet. Për të gjithë ata për të cilët fëmijë është më i rëndësishëm se partia dhe nuk duan të kthehen në 1997 dhe e duan Shqipërinë si gjithë Europa, është Partia Socialiste. Ka njerëz të cilët mendojnë se vetëm ne socialistët e kemi këtë opinion, por ftoj dy miqtë e mi sportisë dhe artistë" tha Veliaj.

Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e opozitës, pasi këta të fundit dogjën mandatet dhe prej muajsh vijojnë protestat ku kërkojnë një qeveri tranzitore pa kryeministër Edi Ramën, që do t'u mundësonte më pas zgjedhje të lira dhe të ndershme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy