Rekord Covid-i/ Pacienti vdes pasi qëndroi 505 ditë pozitiv

Rekord Covid-i/ Pacienti vdes pasi qëndroi 505 ditë pozitiv

Infeksioni më i gjatë SARS-CoV-2 ka zgjatur plot 505 ditë dhe i përket një pacienti me imunitet të kompromentuar, i cili nuk ia doli pavarësisht terapive të cilave iu nënshtrua.

I paraqitur në Lisbonë në kongresin e Shoqatës Evropiane të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive nga ekspertë të King's College London dhe Guy's dhe St Thomas' NHS Foundation Trust, rasti klinik përforcon idenë se variantet e reja të Covid u formuan pikërisht tek këta pacientë që nuk arrijnë të shërohen.

Dhe ky nuk është një rast i izoluar: studimi i paraqitur në Portugali ka ndjekur në fakt 9 prej këtyre pacientëve me Covid shumë të gjatë, me imunitet të dëmtuar nga sëmundje (HIV, tumore, etj.) ose terapi të vazhdueshme (me imunosupresorë).

I kryer nga Luke Blagdon Snell, studimi dokumentoi gjithashtu rastin e parë të infeksionit okult, ai i një pacienti, i cili pasi rezultoi negativ në teste të ndryshme, u bë pozitiv më pas me një variant që nuk qarkullon më, duke dëshmuar faktin se virusi mbeti i fshehur në trup për një kohë të gjatë.

Ekspertët renditën periodikisht virusin në nëntë pacientë dhe verifikuan shfaqjen me kalimin e kohës të mutacioneve të pranishme në variantet e njohura si alfa, delta dhe omicron.

Pesë nga nëntë pacientë mbijetuan. Dy prej tyre e fituan betejën me virusin vetë, dy pasi morën antitrupa monoklonale dhe antivirale, i fundit e ka ende infeksionin prej më shumë se një viti (412 ditë), pavarësisht terapisë me antitrupa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy