Kastriot Çipi thotë mes Rusisë dhe Ukrainës do të ketë një armëpushim dhe Ukraina del e humbur prej tij.
Në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, ai deklaroi se Rusia do dalë e përfituar dhe do marrë shumë territor dhe burime natyrore e nëntokësore të Ukrainës.
Donald Trump ka ngrirë ndihmën ushtarake ajrore për Ukrainën dhe Macron ka marrë në telefon Putin dhe kanë folur mbi dy orë, ose më saktë video-konferencë. Përfundimi është që do të ketë një armëpushim, me shumë gjasë me kushtet që do të imponojë Putin.
Vijat në terren, kanë lëvizur në hartë. Mineralet e rralla që duhen shumë dhe janë kritike për bateritë elektrike, janë në zona të pushtuara nga Rusia. Ukraina ka akoma më pak për t’i dhënë Amerikës. Me shumë gjasë do të rinegociohet marrëveshja SHBA-Ukrainë, sepse nuk i ka mineralet e rralla.
Amerika bëri një marrëveshje me Zelenskyn, ku shumë kritikë thanë se Ukrainë u shit lirë. Kur nis një luftë siç e nisi Ukraina, përfundon kështu si do e përfundojë Rusia, duke i marrë shumë më tepër territor. Rusia vetëm po merr territor, nuk po shkon. Nëse lufta vazhdon, Rusia përfundon në Moldavi. Nëse lufta përfundon, Ukraina shpëton diçka.
Kur ka ndodhur që të fitosh territor me luftë dhe ta lëshosh me paqe? Përderisa në parlamentin aktual nuk ka asnjë forcë që kundërshton ndërhyrjen ruse në Ukrainë. Nuk besoj që në politikën aktuale ruse, të ketë liderë që mund të zëvendësojnë Putinin.
Perëndimi ka treguar që edhe marrëveshjet e firmosura nuk i respekton. Ukraina është një çorbë e madhe që e gatoi Perëndimi. Rusia e ka problemin që vendet fqinje të mos bëhen pjesë e NATO-s, sepse NATO është një aleancë që e ka shpallur veten kundërshtare të Rusisë. Nëse më sjell raketat tek dera, unë ndihem i rrezikuar.
Luftën po e fiton Rusia, ka marrë territor shumë më tepër sa i takonte, për shumicën demografike atje ku e kishte. Ka për të marrë burime natyrore pafund të Ukrainës, burime ujore dhe nëntokësore të Ukrainës, naftë, gaz, urianium, qymyr, hekur. Krizën e Ukrainës e ka provokuar SHBA dhe BE.



