Lukashenko i dërgon mesazh urimi Ukrainës, këshilltari i Zelenskyt: Cinike!

Lukashenko i dërgon mesazh urimi Ukrainës, këshilltari i Zelenskyt: Cinike!

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko, aleati kryesor i Rusisë në ofensivën në Ukrainë, i dërgoi sot një mesazh urimi popullit ukrainas me rastin e Ditës së Pavarësisë. Kështu bëri me dije zyra e shtypit e Presidentit.

Jam i bindur se dallimet aktuale nuk do të jenë në gjendje të shkatërrojnë bazën shekullore të marrëdhënieve të sinqerta dhe të mira fqinjësore midis popujve të dy vendeve.

Bjellorusia do të vazhdojë të mbështesë forcimin e kontakteve miqësore bazuar në respektin e ndërsjellë në të gjitha nivelet me Kievin.

Presidenti Lukashenko, në pushtet në Bjellorusi që nga viti 1994, hapi territorin e vendit të tij për ushtrinë ruse për t'i lejuar ata të nisnin një sulm ndaj Ukrainës më 24 shkurt.

Nga ana tjetër një këshilltar i presidencës ukrainase, Mikhailo Podoliak, i quajti cinike urimet.

Duket se Lukashenko vërtet beson se bota nuk është në dijeni të pjesëmarrjes së tij aktive në krimet kundër Ukrainës tha Podoliak në Twitter.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy