DASH: Moska duhet t’i kthehet marrëveshjes së grurit ose bota do të vuajë nga uria

DASH: Moska duhet t’i kthehet marrëveshjes së grurit ose bota do të vuajë nga uria

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, reagon lidhur me njoftimin e Rusisë për t’u tërhequr nga Iniciativa e eksportit të grurit përmes Detit të Zi.

Rusia po përdor edhe një herë ushqimin si armë në një luftë që ajo e nisi. Mënyra më efektive për të garantuar sigurinë ushqimore do të ishte që Rusia t’i kthehet marrëveshjes dhe të ndalojë luftën kundër Ukrainës.

Kështu tha Price për Zërin e Amerikës, teksa çmimet botërore të ushqimeve kanë filluar të rriten sërish për shkak të pasigurisë rreth marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi .

Price theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i bëjnë thirrje Rusisë që të vazhdojë pjesëmarrjen e saj në nismën e grurit.

Ne duam që kjo nismë të ringjallet. I bëjmë thirrje Rusisë që të respektojë angazhimet që ka marrë për të mos penguar furnizimin me drithëra dhe produkte të tjera ushqimore shumë të nevojshme.

Sipas zëdhënësit të DASH, asnjë vend tjetër nuk mund të zëvendësojë aftësinë e Ukrainës për të eksportuar grurë përmes Detit të Zi.

Çdo veprim i Rusisë për të bllokuar eksportet e drithit jetik do të tregojë, në fakt, se Kremlini nuk i intereson nëse njerëzit dhe familjet në mbarë botën paguajnë më shumë për ushqim apo janë të uritur.

Përpjekjet e Moskës për të nxjerrë përfitime në këmbim të kthimit në marrëveshjen e grurit do të përbënin shantazh kolektiv.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy