BE miraton paketën e dhjetë të sanksioneve kundër Rusisë, në listën e zezë 121 subjekte

BE miraton paketën e dhjetë të sanksioneve kundër Rusisë, në listën e zezë 121 subjekte

Bashkimi Europian miratoi paketën e dhjetë të sanksioneve kundër Rusisë që fut në listën e zezë 121 individë dhe persona juridikë, njoftoi të shtunën në Twitter Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.

Paketa e re e sanksioneve kundër Rusisë fut në listën e zezë 121 individë dhe persona juridikë, vendos kufizime të reja të rëndësishme të importit/eksportit dhe ndalon ato që Borrell pretendoi se janë media ruse “propagande”.

Këshilli Europian njoftoi në faqen zyrtare më 25 shkurt se paketa e re e sanksioneve kundër Rusisë imponon ndalime të mëtejshme të eksportit për teknologjinë kritike dhe mallrat industriale, të tilla si elektronika, automjetet e specializuara, pjesët e makinerive, pjesë këmbimi për kamionë dhe motorë reaktivë, si dhe mallra për sektorin e ndërtimit, të cilat mund t’i drejtohen ushtrisë ruse.

Për herë të parë ndonjëherë, lista e zezë e Bashkimit Europian do të “përfshijë shtatë entitete iraniane që prodhojnë mjete ajrore pa pilot, të cilat janë përdorur nga ushtria ruse”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy