
1 prilli, dita e gënjeshtrave, festohet si përditshmëri apo jetësohet bashkë në jetën tonë? Është pyetja ë ngre diskutim te ne.
Sociologu Gëzim Tushi, në një komunikim për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, tha se 1 prilli, nuk është datë për të ‘festuar’ gënjeshtrën.
Sipas tij, tjetër është të gënjesh dhe tjetër të mos thuash të vërteten.
Gënjeshtra është një ves njerëzor i pranishëm, është universale. Mitomanët e nxjerrin gënjeshtrën dhe e besojnë vet, nuk jetojnë dot pa të. Kjo nuk është një datë komemorative për të ‘festuar’ gënjeshtrën, ajo është një fenomen njerëzor, sociale në jetën tonë të përditshme.
Gënjeshtari i vullnetshëm dhe i qëllimshëm është ai që përdor gënjeshtrën si strategji,
Narcisët që dashurohen me veten e tyre, ata sajojnë gënjeshtra në këtë mënyrë. Ndërkohë që makiavelisti përdor mjetin për të arritur qëllimin dhe arrijnë sukses përmes gënjeshtrës që bëjnë.
Gënjeshtarin e dallojmë shpesh pemës gjuhës së trupit.



