Dronët ukrainas sulmojnë centralet energjetike në Rusi

Dronët ukrainas sulmojnë centralet energjetike në Rusi

Ukraina ka nisur valë sulmesh me dronë kundër objekteve të naftës dhe energjisë në Rusinë perëndimore.

Lajmi është raportuar nga Kiev Independent, duke specifikuar se sulme kanë ndodhur në rajonet e Nizhny Novgorod, Smolensk, Tver dhe Bryansk, të cilat kanë shkaktuar zjarre dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e mbrojtjes ajrore.

 Një rafineri e naftës në qytetin e Kstovës është goditur duke marrë flakë dhe ka pësuar dëme të konsiderueshme.

Në rajonin e Smolenskut, u raportua një sulm masiv me dron në infrastrukturën civile dhe mbrojtja ajrore ruse shkatërruan disa dronë rreth qytetit të Andreapol në rajonin Tver.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi gjithashtu se 26 dronë u rrëzuan në rajonin Bryansk, në perëndim të rajonit të Kurskut. Nuk raportohet për të vdekur apo të lënduar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy