Hasanaj: Retorikat e Berishës për amerikanët i dhanë humbjen më të madhe historike PD-së (VIDEO)

Hasanaj: Retorikat e Berishës për amerikanët i dhanë humbjen më të madhe historike PD-së (VIDEO)

Analizat postvotime për zgjedhjet vendore 2023, në studion e MCN live, kishin në fokus humbjen e PD-së në këto zgjedhje.

Në këtë kuadër Sidi Hasanaj, analist, u shpreh se jo vetëm PD por edhe PS ishte e ndëshkuar në këto zgjedhje, për faktin se në këto zgjedhje nuk u votua në numër të lartë kjo parti.

Këto zgjedhje ishin një ndëshkim edhe për PS-në. Duhet shpjeguar e para alfa, që PS nuk është e fuqishme si më përpara por PS është në rënie, në konsumim të plotë. Por është e keqja akoma më e vogël në perceptimin e qytetarëve me sa duket dhe prandaj ajo po fiton.

Situata e rëndë mbetet në PD dhe sipas analistit Hasanaj, kjo ndodhi për shkak të mes tjerat edhe nga gjendja dy vjeçare e cila çoi deri në këtë pozicion ndëshkimin e PD-së nga votuesit.

Sipas Hasanaj, mes tjerat retorikat e Sali Berishës se Amerika është “armiku”, e çuan në humbjen më të madhe historike PD-në.

Sa i përket kampit opozitar, jam optimist për gjendjen e të djathtës shqiptare, sepse ky dush i ftohte qartësoi shumë mjegullnaja dhe më mirë ta dimë sëmundjen se kush është sesa të kemi një sëmundje të fshehtë dhe mos të ndjemë simptomat dhe nuk e kuptojmë kurrë se kush është sëmundja.

Që d.m.th. PD vinte me një bilanc si nga zgjedhjet e 2019 ku edhe pse nuk mori pjesë, fitoi Shkodrën dhe nga zgjedhjet parlamentare të 2021, me rreth 650 mijë vota dhe pa LSI.

Kjo PD me gjithë klizmën që bëri, më gjithë konfliktin e dy viteve të fundit, tek e cila narrative ishte se problemi qëndronte te kryetari Lulzim Basha, dhe zgjidhja ishte te rikthimi i Sali Berishen dhe futja e  Ilir Metës u tregua që jo vetëm që nuk është e vërtetë, porse kjo është sëmundja e vërtetë e PD-së.

Nuk po themi që të kthehemi aty ku ishim para dy vitesh, por retorika që Amerika është armiku, ambasadori amerikane është MgGonigal me fusta dhe ka video erotike, nuk voton Amerika në Shqipëri, por këtu votojnë shqiptarët, jo vetëm që i dha humbjen me të madhe historike Sali Berishës, por në shtëpinë e tij aty në Tropojë, edhe aty humbi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy