"Shteti bashkëpunon me krimin", Qori: Nuk mund të kemi shpresë tek kjo drejtësi e parafabrikuar

"Shteti bashkëpunon me krimin", Qori: Nuk mund të kemi shpresë tek kjo drejtësi e parafabrikuar

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit“ se vizita e ambasadores Kim në KLP teksa po intervistoheshin kandidatët që aspironin kreun e SPAK tregon shumë për dinjitetin dhe integritetin e institucionit dhe anëtarëve të saj.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Qori bëri një paralele me reformën që u bë në Itali në vitet 1980-1990. Sipas pedagogut shteti në Shqipëri po vepron si i tërë me mafian dhe krimin dhe është e pamundur të kemi shpresë tek drejtësia e parafabrikuar.

Mu duk si mësuesja kur hyn në klasë të parë, ditën e parë të shkollë, e  vetmja mënyrë që nxënësit të bëjnë gjënë e duhur është ajo. KLP është një institucion, dhe të arrijnë në pikën që të kenë nevojë për mësues për të marrë vendime, tregon jo vetëm për shtetin, por dhe për ata që janë në krye të institucioneve. Ata duhet të ishin njerëz të shquar, profesionistë. Po të ishin kështu, s'do kishin nevojë për mësues. Po të mos shkonte Kim një mësues tjetër do të shkonte një mësues tjetër që do të jepte një mesazh.

Idea e reformës ka qenë që të ndërtojmë institucione drejtësie si në Itali në vitet 1980. Ne jemi ndryshe nga Italia e ‘80-‘90. Ne kemi shtetin si të tërë që bashkëpunon me mafian, krimin. Italia kishte opozitë me kapitalin e  vet moral, Shqipëria nuk i ka. Shoqëria bënte rezistencë më të madhe atje. Po flas për Siçilinë, Italinë. I vendi komponent i përbashkët është vetëm faktori ndërkombëtar.  Për pasojë nuk mund  të kemi shpresë tek kjo drejtësi e parafabrikuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy