
Donald Trump synon të arrijë një marrëveshje tregtare me Kinën, gjatë takimit që pritet të ketë me presidentin kinez, Xi, Jingping, në kuadër të samitit të G20-s, në fund të nëntorit në Argjentinë.
Për këtë, Trump raportohet se ka angazhuar administratën për të hartuar një draft-marrëveshje.
Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve “Bloomberg”, e cila citon zyrtarë që janë në dijeni në këtij drafti.
Nxitja drejt kësaj marrëveshjeje ka ardhur pas një telefonate 2-orëshe që Trump ka pasur me Xi Jingping.
Pas bisedës mes dy liderëve, Trump raportohet se u ka kërkuar bashkëpunëtorëve të vet të hartojnë një marrëveshje paraprake, e cila mund të diskutohet me palën kineze në të ardhmen.



