SPAK dërgon Ballukun për gjykim, Braho: Vendimi i Parlamentit na ka penguar të kërkojmë masë arresti

SPAK dërgon Ballukun për gjykim, Braho: Vendimi i Parlamentit na ka penguar të kërkojmë masë arresti

Kreu i SPAK Klodian Braho flet për dosjen ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku duke njoftuar se do të dërgohet sot për gjykim në GJKKO.

 

Gazetari Arsen Rusta raportoi për MCN TV se Braho falënderoi dy prokurorët dhe dhjetë hetuesit e dosjes. 

 

Në total pasuria e sekuestruar është 1.8 milionë euro. Po ashtu të pandehur me Ballukun edhe 25 individë dhe dy subjekte tregtare. 

 

Vendimi i Parlamentit na ka penguar, të rikërkojmë mase sigurie burg apo arrest shtëpie për  zonjën Balluku, sipas vendimit të mazhornacës që e rrëzoi kërkesën në dhjetor 2025.

 

Sipas leximit që po bën prokurori i çështjes Dritan Prençi për hetimet e tunelit të Llogarasë rezulton se dëmi ekonomik në buxhetin e shtetit rezulton mbi 5 miliardë lekë.

 

SPAK pretendon se është favorizuar padrejtësisht kompania “Salillari”.

 

Këto detaje po bëhen të ditura nga një takim mes SPAK dhe përfaqësuesve të medias.

 

Mbi Ballukun rëndojnë pesë akuza nga shkelja e barazisë në tendera deri tek pastrimi i parave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy