Edhe këtë vit, në Meksikë, në ditën e të dashuruarve, në komunën Nezahualcoyotl u përsërit rituali që vazhdon prej njëmbëdhjetë vitesh “dasma masive”.
Por këtë herë në qytetin pranë Mexico City kishte një rekord prej 1200 çiftesh të cilët vendosën të thoshin po të gjithë së bashku, duke festuar dasmën kolektive mes të panjohurve në ditën e Shën Valentinit.
“Dasmat janë shumë të shtrenjta, kjo është një mënyrë për të shpëtuar” thanë disa të porsamartuar.
Për të tjerët ishte një përvojë argëtuese, një festë për t’u ndarë me më shumë njerëz, qofshin çifte të të njëjtit seks apo heteroseksual, si një mënyrë për ta bërë martesën ndryshe.



