Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump që ta njohë Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, ka nervozuar tej mase Lindjen e Mesme.
Palestinezët kanë dal nëpër rrugët kryesore duke hedhur gurë dhe mjete tjera të forta në drejtim të trupave izraelite, dhe duke djegur goma.
Ndërsa në anën tjetër, ushtarët si kundërpërgjigje kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.
Deri më tani ekipet e ndihmës së shpejtë kanë dërguar në spital mbi 100 të lënduar nga të shtënat e ushtrisë izraelite me të cilët u përleshën në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës, Nablus, Jenin dhe Ramallah.
Në Hebron dhe Al-Bireh, mijëra demonstrues kanë marshuar me sloganin “Jerusalemi është kryeqyteti i shtetit të Palestinës”, kanë bërë të ditur dëshmitarë të shumtë.
Kjo dhunë shpërtheu pas vendimit të parit të Shtëpisë së Bardhë për ta njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, vendim ky që ndryshoi politikën amerikane shumëvjeçare karshi kësaj zone, derisa Hamasi ka paralajmëruar se do nuk do të qëndroj duarkryq kundër Izraelit.
Frika nga eskalimi i situatës në këtë regjion, vjen pasi grupi islamist ka paralajmëruar presidentin amerikan se me këtë veprim ka hapur “portën e ferrit”, ku gazeta pro lëvizjes se Hezbollahut në Leban i ka shpallur “SHBA-ve luftë deri në vdekje”.



