
Një tjetër gazetar palestinez është vrarë në një sulm izraelit në qendër të Gazës, duke e çuar numrin e gazetarëve të vdekur në 162, që nga 7 tetori 2023.
Burimet nga Spitali al-Awwa në Gazën qendrore thanë të dielën se ushtria izraelite shënjestroi shtëpinë e familjes Ghorab në veri të kampit Nuseirat.

Sulmi vrau gazetarin Moatasem Ghorab dhe katër anëtarë të familjes së tij, mes tyre dy vajza.
Duke shpërfillur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e cila kërkon një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli është përballur me dënimin ndërkombëtar në mes të ofensivës brutale të vazhdueshme në Gaza që nga 7 tetori.
Më shumë se 38.900 palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe mbi 89.600 të tjerë janë plagosur, njoftojnë autoriteteve lokale shëndetësore.
Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).
Vendimi i fundit i GJND-së urdhëroi Izraelin që të ndalojë menjëherë ofensivën e tij ushtarake në qytetin jugor të Rafahut, ku më shumë se 1 milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta.



