Një prift katolik në Itali është nën akuzë për organizimin e disa orgjive, pjesë e të cilave dyshohet se kanë qenë të paktën 30 veta. Atë Andrea Contin, një prift 48-vjeçar në kishën e San Lazzaro-sn në Padua, akuzohet se ka organizuar orgji dhe ka regjistruar video porno gjatë tyre. Akuzat e tyre erdhën pasi tre prej pjesëmarrësve në këto orgji e denoncuan priftin në dhjetor.
Prej atëherë, shumë detaje kanë dalë në lidhje me këtë rast. Prifti dyshohet se mbante me vete një valixhe me lodra seksi, maska, pranga etj. Një prej akuzuesve ka thënë për “Corriere del Veneto” se prifti kishte nxitur një grua për marrëdhënies seksuale me kafshë. Ai kishte rreth 30 partnere, me të cilat frekuentonte resortet franceze, ku shkonin çifte që ndërrojnë partnerët.
Ai realizonte materiale pornografike, të cilave më pas u vinte emrin e një prej papëve të Vatikanit.
Veprimtaria e tij në gjirin e kishës ka tërhequr vëmendjen e Papa Françeskut, i cili i ka kërkuar drejtuesit të kishës, Claudio Cipolla, të prononcohet në lidhje me këtë ngjarje dhe të mos ua lërë ekskluzivitetin tabolidëve.
Prifti është pezulluar nga detyra dhe nuk mund ta rimarrë pozicionin e tij, pavarësisht përfundimeve që do të nxjerrë hetimi.



