110 hektarë tokë në fshatin Nivicë Bubar janë të rrethuara prej vitit 2005. Pas një beteje të gjatë gjyqësore vetëm 10 familje kanë arritur të marrin certifikatat e pronësisë, ndërsa të tjerëve u refuzohet kjo e drejtë nga Kadastra e Vlorës. Një fshat i ri turistik është ideuar të ndërtohet në Gjirin e Kakomesë, duke synuar t’i japë zonës një zhvillim të madh turistik, por ky plan ka mbetur pezull, pasi banorët vijojnë të pretendojnë pronësinë e tokës në bregdet.
Në 2008 fituam gjyqin. Jemi 10 familje që kemi marrë certifikatat. 1005 banorë të fshatit Nivicë zotërojnë fushën që është 20.5 ha. Administrata e atëhershme nuk bëri kalimin e tokës nga përdorimi në pronësi. Kjo është një lojë që bën shteti shqiptar tani. flitet se e ka Dritan Cela numrin e tij, pastaj ka kaluar Luan Leka. Nga Luan Leka është futur Gent Sula.
Premtim për legalizim ka bërë drejtori i Agjencisë së Pronave, Artan Lame, por tanimë ai i shmang banorët duke u thënë se është e pamundur t’u japë pronësinë.
Ka ardhur Artan Lame. I kërkuam të bëhej regjistrimi i vendimit të gjykatës që ne kemi marrë tapitë dhe nuk po i bën. Dhe nuk na thotë që ka një problem. Është shitur toka nga ALUIZNI. Këtë e vërteton dokumenti që ne kemi.
Zonja Zana ka një truall prej 100 m2 në Fushën e Kakomesë. Por ende nuk ka arritur të marrë certifikatën e pronësisë.
Jam vetë e pesta. Me ligjin 7501, kam përfituar 1000 m katror. Kemi formularin nr.6, në ish-komunë. S’e kanë firmosur sepse janë futur hajdutët e tokave dhe kanë mbetur pezull. Por ne edhe jetën do ta falim sa ta fitojmë atë tokë.
Tre kisha qindravjeçare, sipas priftit të fshatit, janë shembur nga investitorët që kanë rrethuar pronën.
Atje ka qenë kisha mu në anë të detit. Është ndërtuar pas lindjes së Krishtit. U tërhoq, erdhi prapë në Qafë të Ullinjve kisha e Shën Dhimitrit. Nga pas ishte kisha tjetër. Në kohën e komunizmit nuk u prishën, këta u vunë kazmën.
TVT kontaktoi drejtuesin e kompanisë që fitoi projektin, zotin Luan Leka, për të mësuar lidhur me planin e tij të zhvillimit në Gjiriin e Kakomesë. Ai tha se është i hapur për të dhënë shpjegimet e tij pasi të kenë përfunduar detajet e fundit resortit nga arkitekti italian.
Më 13 korrik, Andi Binaj mori drejtimin e Kadastrës së Vlorës, i teti në 10 muaj, por as nga ai nuk ka pasur ndonjë lëvizje lidhur me këtë pronë. Gjatë prezantimit të Binajt, Artan Lame tha se me emërimin e ri, problemet e pronësisë në bregdetin e Jugut do të marrin fund.



