Ushtria ruse sulmon infrastrukturën energjetike të Ukrainës

Ushtria ruse sulmon infrastrukturën energjetike të Ukrainës

Forcat ruse ndërmorën një “sulm masiv” të ri me raketa dhe dronë kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës, si rezultat i të cilit të paktën gjashtë persona u plagosën, njoftuan autoritetet ukrainase.

Armiku nuk heq dorë nga planet e tij për të privuar ukrainasit nga energjia elektrike. Një sulm i ri masiv kundër industrisë sonë energjetike!”, shkroi në Telegram Ministri ukrainas i Energjisë, German Galushchenko.

Këto sulme kishin në shënjestër objektet e prodhimit dhe transmetimit të energjisë elektrike në provincat Poltava, Kirovograd, Zaporizhia, Lviv, Ivano-Frankivsk dhe Vinnytsia.

Autoritetet lokale raportuan të paktën gjashtë persona të plagosur gjatë natës: një në provincën Dnipropetrovsk, një në Kirovograd, dy në Brovary, afër Kievit dhe të paktën dy të tjerë në kryeqytetin ukrainas.

Kompania më e madhe private e energjisë në Ukrainë DTEK njoftoi se tre nga termocentralet e saj ishin “dëmtuar rëndë”.

Ajo deklaroi se objektet e saj janë bombarduar afërsisht 180 herë që nga fillimi i luftës në shkurt 2022, përfshirë pesë herë në gjashtë javët e fundit.

Sipas komandës ushtarake të Kievit, bombarduesit strategjikë rusë Tu-95MS hodhën disa raketa lundrimi në kryeqytet, i cili u vu në gatishmëri të lartë për tre orë. Të gjitha raketat u rrëzuan, tha i njëjti burim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy