“Pse e refuzoi Agolli ftesën e Berishës për t’u bërë pjesë e PD-së?”

“Pse e refuzoi Agolli ftesën e Berishës për t’u bërë pjesë e PD-së?”

Në vitin 1992, pas fitores së zgjedhjeve të para demonkratike, Sali Berisha e ftoi shkrimtarin e madh, Dritëro Agolli, të bëhet pjesë e PD-së. Por Agolli refuzoi. Detajet kanë dalë nga një intervistë që “Panorama” boton sot me vëllanë e Dritëroit, Tajarin.

Ai thotë se për herë të parë, Agolli e ka takuar Berishën gjatë një vizite në Tropojë, ku shkrimtari kishte shkuar së bashku me ekipin që shoqëronte Enver Hoxhën.

“Kur ka shkuar Enver Hoxha në Tropojë ka shkuar edhe Dritëroi dhe shkuan në shtëpinë e Sali Berishës”, thotë Tajari.

“Siç më ka treguar Dritëroi më vonë, vëllai i Saliut ishte kryetar kooperative, ndërsa vetë Saliu ishte nxënës. Kur e pyeti Dritëroi babain e Saliut se si shkon jeta dhe punët atje, babai i Saliut i tha Dritëroit që dua që djalin ta çoj në shkollë të lartë se është nxënës shumë i mirë. Dritëroi e mbajti shënim këtë. Por gjatë periudhës që Dritëroi ka qenë në parlament, Saliu nuk e ka sulmuar ashpër. Ajo që më bëri përshtypje ishte mungesa e Sali Berishës në homazhet për Dritëroin sepse ata kanë pasur një lloj miqësie. Vetë Saliu në 1992, pas fitores së zgjedhjeve të para demokratike, e ftoi Dritëroin që të bëhej pjesë e Partisë Demokratike. Saliu i tha që ti je shembull për demokracinë. Dritëroi u ngrit dhe tha se unë jam mirë aty ku jam sepse kritikoj edhe majtas, edhe djathtas. Po të jem këtu dhe të kritikoj të djathtën, juve do t’u mbetet hatri dhe do të më kujtoni: Je anë­ tari i Komitetit Qendror të PPSH­së, ndërsa atje s’ma thonë këtë gjë”, kujton ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy