Gjokutaj: Beqiri pritet të ekstradohet brenda 3-4 muajve, dokumentacioni i tenderave do të jetë prova kyçe në hetim

Gjokutaj: Beqiri pritet të ekstradohet brenda 3-4 muajve, dokumentacioni i tenderave do të jetë prova kyçe në hetim

Avokati Genc Gjokutaj thotë se procedura e ekstradimit të biznesmenit Ermal Beqiri nga Franca nuk paraqet pengesa ligjore dhe, sipas tij, pritet të përfundojë brenda 3-4 muajve. 

 

Në një intervistë për MCN TV, ai sqaroi se SPAK duhet t’u dërgojë autoriteteve franceze dosjen me provat që mbështesin akuzat, në mënyrë që gjykata franceze të vendosë për ekstradimin. 

 

Gjokutaj deklaroi se hetimet lidhen me dyshime për përfitime të paligjshme nga tenderat e AKSHI-t, ku sipas tij janë sekuestruar pasuri me vlerë 40-50 milionë euro. 

 

Ai kritikoi mënyrën e zhvillimit të tenderave të AKSHI-t, duke pretenduar se fondet publike janë keqpërdorur përmes kontratave të paracaktuara. 

 

Sipas tij, këto veprime nuk mund të ishin kryer pa miratimin e drejtuesve të institucionit dhe të qeverisë. Gjokutaj theksoi se ekstradimi i Beqirit do t’i shërbejë hetimeve, por shtoi se ai do të ketë mundësinë të mbrojë pafajësinë e tij përmes procesit gjyqësor.

 

Ai nënvizoi gjithashtu se sekuestrimi i pasurive bëhet në bazë të ligjit antimafia dhe se i dyshuari duhet të provojë burimin e ligjshëm të tyre. 

 

Në fund, ai i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë seriozisht të gjithë zinxhirin e procedurave dhe kontratave që lidhen me këtë çështje.

 

Procedura e ekstradimit është një procedurë gati e unifikuar në të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe vendet europiane, me përjashtim të legjislacioneve specifike. Nga pikëpamja proceduriale juridike nuk ka pengesë për tu ekstraduar.

 

Nga ana e Interpol jepet një urdhër kërkimi ndërkombëtar. Autoritetet japin një afat arresti me burg kohë gjatë së cilës organi kërkues, që është SPAK-u, duhet të dërgojë dosjen me setin e provave, për të bindur gjykatën që ky person nuk është kërkuar formalisht, por është i dyshuar për disa krime që dënohen nga legjislacioni shqiptar dhe gjykata franceze merr një vendim për ekstradim. 

 

Mendoj se në harkun kohor të 3-4 muajve, zoti Beqiri do të jetë në Tiranë. Cilido përballet me një vendim gjyqësor administrativ, ka të drejtën e tij ligjore që ta ankimojë, problemi është çfarë është lënda e ankimimit. 

 

Historia e Beqirit është se ndërsa bridhte në Europë dhe fluturonte mbi centrale, përpara kësaj kanë paraprirë veprimet proceduriale të SPAK, mes tyre sekuestrimi i shumave të konsiderueshme 40-50 milionë euro, të cilat kanë qenë përfitime të paligjshme, thënë ndryshe vjedhje nga tenderat e AKSHI-t. 

 

AKSHI është kampion që bën tendera miliarder dhe shton vazhdimisht shumat, për të bërë riparime, por riparimi nuk është gjë tjetër veçse çlirimi i fondeve dhe marrja për përfitim personal. 

 

Nuk e di si AKSHI çdo gjashtë muaj kërkon kompani për të përmirësuar sigurinë. Por merret një kompani që sado e shtrenjtë të jetë, të jetë e saktë, se sa këto kompani që merren çdo gjashtë muaj dhe lënë vrima të hapura që të marrin paratë e radhës. 

 

Është një ofertë e bërë nga Rama dhe gjithë dordolecët e tij që nuk kanë qëllim përsosjen e AKSHI-t dhe vënien e kësaj platforme informative në shërbim të qytetarëve. Miliona dollarë hidhen dhe AKSHI vazhdon të mos ofrojë shërbime 24 orë në 24.

 

Nëse zoti Beqiri që është vëllai siamez i Ergys Agasit do të hetohet sipas ligjit dhe provave të administruara në ngarkim të tij, nga prokurorë profesionistë sigurisht ekstradimi do e ndihmojë hetimin. Por unë gjykoj se ai do të sillet këtu dhe do të punohet për të treguar pastërtinë e tij. 

 

Sepse Mirlinda Karçanaj është në arrest shtëpie por dhe në zyrë. Historia është se këta nuk mund të vepronin pa “karta biankën” e Ramës dhe Karçanaj. Duke pastruar këta, do të jenë të pastruar dhe këta të tjerët. 

 

Si ka mundësi që një i shpallur në kërkim ndërkombëtar fluturon mbi central bërthamor, ose është aq i fortë, ose bën aventura. Fakti që janë sekuestruar 50 milionë euro, se vepron ligji antimafia. Do sekuestrohen dhe do i thuhen se janë ngrirë këto para dhe Beqiri duhet të vërtetojë se këto të ardhura që thotë i ka nga biznesi. 

 

Por nuk mund të krahasosh një biznesmen të ndershëm me një biznesmen hajdut. Kontratat janë të pavlefshme se nuk është respektuar ligji për prokurimet publike, të gjithë tenderat janë të paracaktuar. SPAK duhet të ulet seriozisht për këtë histori.  

 

Kontrata sekuestrohet, por nuk përbën pasuri, është akt shkresor. Mbi bazën e dokumenteve çmon se çfarë është bërë me këtë pasuri, çfarë është bërë në ankand dhe kush e ka fituar këtë ankand, me çfarë çmimi kanë fituar. 

 

Dokumentacioni është gjithmonë shoqërues në këto afera korruptive, ku hetuesit konkludojnë se kemi të bëjmë me shkelje të ligjit. Se ligji i shkelur pasqyrohet nëpër kontrata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy