Vrasja e Martin Canit/ Dëshmon babai: S'dinim gjë për sherrin 4 ditë para ngjarjes, shkolla s'na vuri në dijeni

Vrasja e Martin Canit/ Dëshmon babai: S'dinim gjë për sherrin 4 ditë para ngjarjes, shkolla s'na vuri në dijeni

Engjëll Cani, babai i Martin Canit që u vra pranë Shkollës “Fan Noli” në Tiranë është pyetur këtë të mërkurë për herë të parë rreth ngjarjes.

Deklarimet ai i ka dhënë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, për llogari të hetimeve që drejtohen nga Prokuroria e Kryeqytetit, teksa shprehet se nuk është vënë në dijeni nga shkolla apo instancat e tjera rreth një konflikti që ka patur 4 ditë para ngjarjes i biri me autorin e dyshuar të vrasjes Mario Përlleshaj.

Ai është pyetur nga Oficerët e Policisë Gjyqësore edhe nëse familja e autorit të dyshuar i ka kontaktuar apo takuar pas ngjarjes, teksa Engjëlli thotë se deri më sot nuk ka ndodhur diçka e tillë.

Babai i të ndjerit pretendoi se bashkëshortja e tij ka marrë vetëm një telefonatë nga shkolla për çfarë kishte ndodhur dhe pavarësisht tentativave për t’u lidhur me stafin e shkollës, nuk iu është ngritur telefoni. Engjëll Cani thotë se atë çfarë ka ndodhur e ka mësuar pasi ka mbërritur në spital.

Babait të të miturit të vrarë, i janë kthyer këtë të mërkurë sendet e Martinit, çanta e shkollës me libra, e cila u sekuestrua në vendin e ngjarjes nga oficerët e policisë.

Mario Përlleshi ndodhet në masën “Arrest në burg”, në pritje të vendimit të Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm, Tiranë pasi e ka kundërshtuar vendimin e Shkallës së Parë me pretendimin se ngjarjen e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy