Petrit Vasili është zgjedhur kryetari i ri i LSI-së, ndërsa nënkryetare Monika Kryemadhi. Në daljen e parë si kryetar i kësaj partie Vasili tha se LSI do të dalë forcë e parë në zgjedhjet e qershorit. Ndërkohë themeluesi i LSI-së Ilir Meta tha se si president ai do të bëj më të mirën për vendin. Sakaq meta i kërkoi Vasilit dhe të gjithë anëtarëve të LSI-së që të dalin forcë e parë politike.



