Goditja e një rrufeje vrau 11 persona dhe plagosi shumë të tjerë në Jaipur në Indinë veriore të dielën.
Viktimat ishin duke bërë selfie nën shi në majë të një kulle vrojtimi të shekullit 12.
27 persona ishin në kullë dhe thuhet se disa prej tyre u hodhën në tokë si pasojë e rrufesë.
Autoritetet vendase bëjnë me dije se shumë prej viktimave ishin të rinj.
Kryeministri i shtetit, Ashok Gehlot tha se do të ofrojë 500,000 rupi si kompensim për familjet që humbën të afërmit e tyre.
Goditjet e rrufesë në Indi vrasin rreth 2000 persona në vit.



