Trump: Fauçi, një katastrofë. Por nuk e pushoj nga puna

Trump: Fauçi, një katastrofë. Por nuk e pushoj nga puna

Presidenti Donald Trump ka lëshuar një lumë kritikash në adresë të kryeepidemiologut Antoni Fauçi. Siç raportojnë mediat amerikane, Trump e ka quajtur Fauçin "katastrofë" dhe "idiot" – duke shtuar se amerikanët janë lodhur nga Covid-19 edhe numri i rasteve të reja vetëm shtohet në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara.

"Njerëzit janë të lodhur nga Covid", tha Trump në një telefonatë me stafin e fushatës së tij.

"Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar Fauçin dhe të gjithë këta idiotë, të gjithë këta idiotë që i kanë kuptuar gjërat gabim", citohet Trump.

Presidenti amerikan ka shtuar se "sa herë që Fauçi del në televizion, gjithmonë ka një bombë", një referencë e dukshme për paraqitjet mediatike të Fauçi-t.

Trump ka dhënë edhe një shpjegim pse ai nuk e ka pushuar nga puna Fauçin si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, pavarësisht nga pakënaqësia e tij me të.

"Do të ishte bombë më e madhe nëse e pushon nga puna", tha Trump. "Ky djalë është një katastrofë".

Ka 500 vjet këtu", tha Trump për Fauçin, i cili është 79 vjeç.

Fauci është nëpunës civil, i cili, sipas ligjit, nuk mund të pushohet drejtpërdrejt nga presidenti. Dhe Fauçi mund të apelojë çdo shkarkim të urdhëruar nga presidenti përmes të emëruarve politikë që mbikëqyrin atë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy