Vrasja e ish-oficerit të Krimeve Roland Rexhepi, identifikohet dhe shpallet në kërkim 50-vjeçari

Vrasja e ish-oficerit të Krimeve Roland Rexhepi, identifikohet dhe shpallet në kërkim 50-vjeçari

Një tjetër autor është identifikuar dhe shpallur në kërkim si i përfshirë në vrasjen e ish-oficerit të Krimeve Roland Rexhepi në vitin 2009.

Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim Gëzim Balla, banues në Elbasan, ndërsa gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për veprën penale "Vrasja me paramendim", kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

Drupal Ad

 

 

 

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Elbasan në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan si rezultat i hetimeve intensive proaktive për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, si edhe identifikimin e shtetasve të përfshirë në to, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin G. B., 50 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja me paramendim", kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

Shtetasi G. B., dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit A. Ll., M. T., F. Sh. (të arrestuar) dhe D. H., (i ekstraduar nga Anglia 2 muaj më parë), kanë vrarë shtetasin Roland Rexhepi, në vitin 2009, në Elbasan.

Strukturat hetimore të DVP Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë intensivisht punën për sigurimin e provave me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy