Lapaj: Jam për proporcional kombëtar me lista të hapura

Lapaj: Jam për proporcional kombëtar me lista të hapura

Aktivisti Adriatik Lapaj thotë se vetëm përmes hapjes së listave mund të bëhet e mundur që më të mirët të përfaqësojnë qytetarët në Parlament. Në studion e “Të Paekspozuarit”, Lapaj tha se mbështet sistemin proporcional kombëtar me lista të hapura.

Listat e hapura bëjnë që edhe brenda vetë partisë të ketë garë. Nuk e kemi kështu. Pas firmave që morëm me miqtë e Thurjes. Ka një vendim të Kushtetueses që e detyron Parlamentin ta heqë ose ndryshojë herësin.

Jam për proporcional kombëtar me lista të hapura. Jam për këtë se zonja Vjosa Osmani desh u dogj nga subjekti i vet politik. Por për shkak se lista ishte e hapur, ajo mori numrin rekord të votave. Kjo tregon që më të mirët mund t’ia dalin. Pra edhe nëse 140 i fut kryetari, edhe të tjerët mund të kandidojnë. Të mirët nuk hyjnë sot në politikë sepse me formulën që është sot, ti je në varësi të humorit të kryetarit.

Hapja e listave u vlen të gjithëve. Referendumet u vlejnë të majtëve e të djathtëve. Në fazën që jemi beteja është që këtë trup në vdekje klinike, ta kthejmë në jetë.

I pyetur nëse do të bëjë aleancë me Nismën Thurje, ai nuk e përjashtoi një të tillë.

Nuk kam barrierë ndaj askujt që është i pakorruptuar dhe perceptohet si i tillë.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy