Britania heq nga lista e sanksioneve mikun rus të Richard Branson

Britania heq nga lista e sanksioneve mikun rus të Richard Branson

Pas sanksionimit të më shumë se 1600 individëve dhe subjekteve ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Mbretëria e Bashkuar ka hequr një emër të vetëm nga lista e zezë. Është ai i miliarderit Oleg Tinkov, gjeniu moskovit i biznesit, i cili prej kohësh ka hyrë në një kurs përplasjeje me Kremlinin dhe tani është i dëbuar nga vendi i tij. Në favor të Tinkovit, kritik i hapur ndaj konfliktit të Ukrainës, kohët e fundit ndër të tjera ishte angazhuar edhe manjati britanik Richard Branson. Dhe tani qeveria konservatore e Rishi Sunak ka vendosur se nuk ka asnjë arsye për të mbajtur ndonjë masë ndëshkuese kundër tij. “Oleg Tinkov nuk i nënshtrohet më ngrirjes së aseteve të tij”, konfirmoi Thesari në një deklaratë sot. Futja e tij në listën e sanksioneve shkaktoi menjëherë diskutime, duke qenë se ai nuk është vetëm një mërgimtar nga Rusia, por që ka hequr dorë edhe nga shtetësia ruse në kundërshtim me politikën e presidentit Vladimir Putin dhe me ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë. Branson - i cili e kishte quajtur themeluesin e bankës dixhitale Tinkoff "një biznesmen i respektuar", duke shtuar se ai besonte se ai ishte përfshirë në listën e sanksioneve "gabimisht dhe nuk kishte qenë kurrë një oligark i vërtetë" - tha se ishte i lehtësuar. Rasti i ngjan atij të Mikhail Khodorkovsky-t, një ish-oligark rus i naftës që u bë kundërshtari i Putinit, i cili përfundoi në burg në atdheun e tij dhe më pas u strehua në Mbretërinë e Bashkuar pasi u fal nën mbrojtjen e azilit të autoriteteve të Londrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy