“Nuk janë rregullime teknike”, Neza: Ndryshimet në ligj në 2024 sollën transformim thelbësor për zonat e mbrojtura

“Nuk janë rregullime teknike”, Neza: Ndryshimet në ligj në 2024 sollën transformim thelbësor për zonat e mbrojtura

Analisti Sami Neza, në një intervistë për MCN Live, ka komentuar ndryshimet e bëra në vitin 2024 në ligjin për zonat e mbrojtura, duke ngritur shqetësime për ndikimin e tyre në projektet e zhvillimit në këto zona. 

Neza argumenton se nëse këto amendamente do të rrëzoheshin, projekte si ai i Zvërnecit dhe iniciativa të tjera të përmendura në “Albanian Files” do të prekeshin drejtpërdrejt.

Duke iu referuar mënyrës së hartimit të ndryshimeve ligjore, Neza i cilëson ato si një ndër vendimmarrjet më problematike të qeverisë, duke theksuar se një pjesë e kompetencave për ndërhyrjet në zonat e mbrojtura u është lënë vendimeve të Këshillit të Ministrave.

Sipas tij, kjo ka krijuar një situatë ku vendime ekzekutive marrin peshë të ngjashme me ligjin, pa kaluar në parlament. 

“Nëse do të rrëzohet ligji, amendament të bëra në 2024 për zonat e mbrojtura, automatikisht bie projekti i Zvërnecit dhe një pjesë e mirë e projekteve të përshkruara të “Albanian Files”. Për shkak të ndryshimeve të bëra në ligj për zonat e mbrojtura është një nga vendimet më korruptive që mund të ketë pësuar një vendimmarrje apo propozim i qeverisë në Shqipëri. 

Po ti krahasosh disa prej neneve të cilat janë ndryshuar, çfarë transformimi kanë pësuar ato nga gjendja që ishin në 2007 me ndryshimet të bëra në 2024, nuk janë më ndryshime për të relativizuar një problem teknik, ato janë thelbësore. 

Ato tashmë mund të quhen nga “ligj për zonat e mbrojtura” në “ligj për mbrojtjen e ndërtimit në zonat e mbrojtura”.

Nuk kam parë në asnjë ligj në Shqipëri që një Vendim i Këshillit të Ministrave të futet në nenin e një ligj në kompetencat e nenit të ligjit dhe neni thotë kështu: VKM për rastet e tilla për ndërtimin në zonat e mbrojtura të niveleve të ndryshme nëse nuk parashikohet te neni përkatës për zhvillim të zonave të mbrojtura atëherë ngelet në fuqi ajo që thotë VKM. Një VKM merr fuqinë e ligjit dhe sillet si një ligj ndërkohë që nuk është ligj dhe ajo nuk kalon në parlament. Ato supozohet që janë vendim të një grupi ekspertësh, supozojmë se janë një grup ekspertësh të cilët ia propozojnë qeverisë dhe qeveria merr atë vendim. 

Ka patur një debat në 2007 lidhur me ndërtimin e TEC në Vlorë, për arsye mjedisore dhe gazeta që punoja unë mbajti anën e ndërtimit të TEC dhe kur peshojmë të mirat dhe problemet që zhvillohen. Ndërtimi i TEC ishte një e mirë sepse po ndërtohej Tapi sepse i jepte një fuqi në fushën e energjisë. Ndërkohe që dëmet në mjedis do të ishin evidente, por jo për të zhvilluar një konflikt mes mjedisit dhe punës. Në projektin e Zvërnecit, Rama thtoë që ne po presim një projekt që do të ketë parasysh edhe impiaktin mjedisor. Atje është dëmtuar një pjesë e mirë e habitatit mjedisor dhe është ndërhyrë pa u miratuar leja. Mënyra si punohet këtu është një problem në zhvillim-korrupsion.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy